Gërhitja dhe si mund të kurohet.

Të gërhiturit është një problem i rastisur shpesh. Të gjithë nga ju njihni të paktën një njeri nga familja apo nga rrethi familjar që gërhet.

Çfarë është gërhitja dhe si mund të kurohet?

Disa mund të bëjnë shaka me ju, të tallen për shkak të gërhitjes, por kjo mund të jetë një shenjë e një sëmundjeje serioze e njohur si OSA, gjumë obstruktiv apnes. Kjo sëmundje është parë dhe analizuar nga specialistët e gjumit dhe nga kjo duhet të mësohet sesi të ndalet gërhitja. Për ato të cilët nuk gërhasin për shkak të kësaj sëmundjeje problemi nuk paraqitet aq serioz dhe për të ndaluar gërhitjen mund të merrni disa masa paraprake.

Çfarë është gërhitja

Gërhitja është zëri që del gjatë frymëmarrjes së personit kur ai është në gjumë. Ky zë dridh qiellzën e lart dhe gjuhën e vogël. Kuptimi i fjalës Apnes është ndalimi frymëmarrjes. Fatkeqësisht gërhitja shihet më shumë tek burrat se tek gratë.

Kurimi i gërhitjes

Pika më e rëndësishme në kurimin e OSA është zgjidhja e disa problemeve të lidhura me kurimin. Nëse doni të hiqni gërhitjen shikoni me kujdes këshillat e mëposhtme:

Faktorët jetik

Gjatë kurimit të OSA duhet të hiqen disa faktorë. Heqja e tyre mund ta zgjidhë problemin. Kilet e tepërta sjellin një mënyrë pasive të jetuari dhe hap rrugën e problemeve të tiroideve. Por nëse jeni në peshë ideale atëherë ky proces është krejt i kundërt.

Konsumimi i cigares

Të gjithë i njohim efektet negative të cigares në trupin tone. Cigarja ndikon shumë edhe në gërhitje. Tymi i duhanit shkakton fryrjen e cipës së hundës dhe indeve të fytit dhe bllokimin e enëve të vogla të mushkërive.

Rregulli i gjumit: gjumi i shëndetshëm ndahet në dy etapa. Në etapën e pare është pjesa kur bimë të flemë dhe na vjen gjumi , kjo etapë mund të përsëritet disa here gjatë natës. Ndërsa gjumi REM është gjumi ku shihen shpesh ëndrrat. Nëse një person nuk bën gjumë të rregullt gjatë kohës së gjumit mund të shfaqen probleme serioze në frymëmarrje. Prandaj në këtë rast duhet të rregulloni gjumin dhe të flini të paktën 7,5 orë.

Problemet mjekësore

Nëse tek personi ka ndonjë element që shkakton bllokimin e hundës, gojës apo të mushkërive atëherë mund të ndikojë në zhvillimin e Apnesit të gjumit. Brenda problemeve të hundës hyjnë të gjitha llojet e alergjive dhe tharja e cila shkaktohet në fyt nga soba me dru. Në mes të faktorëve që bllokojnë fytin janë bajamet e mëdha, niveli i lartë i indeve yndyrorë dhe rritja e disa indeve të përziera pas fytit. Në këtë rast operacioni mund të ndihmojë në heqjen e pjesëve të padëshiruara dhe të tepërta.

Stili i jetesës para operacionit

Nëse gërhisni shumë dhe familja e të afërmit tuaj ankohen, duhet të analizoni me shumë kujdes listën e stilit të jetesës. Lërini disa zakone të këqija dhe bëni më shumë ushtrime. Nëse vazhdoni të gërhisni edhe pasi keni bërë ndryshimet, atëherë duhet të shkoni tek specialisti i rrugëve respiratore.

Disa metoda të vlefshme mjekësore për këtë sëmundje

1- Pozicioni i shtrirjes, shtrirja në anë. Sipas studimeve mjekësore, gërhitja mund të pakësohet, madje të eleminohet nëse flini nga njëri krah. Përveç pozicionit të gjumit të shtrirjes në një anë, jastëku i duhur dhe cilësor mund t’ju ndihmojë për eleminimin e këtij problemi. Jastëku nuk duhet të jetë shumë i lartë e as i fortë, pasi mund të gërhisni edhe më shumë.

2- Qetësia para gjumit ju çlodh.

3- Lënia e duhanit, pijeve alkoolike dhe medikamenteve të tjera stimuluese. Këto shkaktojnë lodhjen e muskujve, duke përkeqësuar frymëmarrjen e deri në bllokim të saj.

4- Rënia nga pesha. Personat mbipeshë janë më të prirur të gërhasin, prandaj ekspertët këshillojnë heqjen e kilogramëve të tepërt.

5- Heqja e mishit të huaj në hundë. Heqja e mishit të huaj në hundë mund të pakësojë dhe asgjësojë gërhitjen.

6- Përdorimi i pajisjes për të penguar gërhitjen (Snore guard). Kjo është një pajisje që vendoset brenda gojës gjatë gjumit, dhe mund të garantojë një gjumë cilësor gjatë natës. Por, duhet të theksojmë se gjatë fazës fillestare të përdorimit të saj mund të keni pak vështirësi.

7- Gjuhën nxirreni përpara dhe shtrëngoni dhëmbët. Mundohuni të gërhisni. Nëse vëreni një gërhitje më të lehtë ka shumë mundësi që gjuha nxit gërhitjen. Pra gjuha dridhet dhe shkakton gërhitjen.

8- Përdorni jastëkë më të lartë: kjo mënyrë ndikon në mbajtjen hapur të rrugëve të frymëmarrjes duke mbështetur qafën. Kështu fyti ngushtohet më pak. Dhe vlen derisa t’ju zërë gjumi.

Vendos një koment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë të shënuara *